Harduer

Google po përqendrohet seriozisht në zhvillimin e pajisjeve që mund të vishen

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Google po përqendrohet seriozisht në zhvillimin e pajisjeve që mund të vishen

dsc_8096-1024.0_standard_800.0Duke folur në konferencën SXSW, zëvendës presidenti i lartë i sektorit për Android dhe Chrome i Google, Sundar Pichai tha që në dy javë, Google do të lëshojë një SDK për zhvillues që do ta bëjë të lehtë për kompanitë që të krijojnë pajisje që mund të vishen të cilat përdorin Andorid.

Picahi nuk tregoi nëse Google ishte duke punuar ose jo në çdo pajisje, por në vend të kësaj tha që kur bëhet fjalë për pajisje që mund të vishen, ai e mendon atë “në një nivel platforme”.

Kjo nënkupton që Google është duke u përqendruar në fiksimet e sistemit operativ të nivelit të ulët që janë të nevojshëm për sensorët në pajisjet që mund të vishen për të folur për sistemin operativ Android. Përqendrimi në një “platformë” është një rrugë e mençur për Pichai-n për ta pozicionuar Android-in si një lojtar të vërtetë në pajisjet që mund të vishen pa i kërkuar Google që vetë ta bëjë ndërtimin.

“Ne do të formojmë një vizion për zhvilluesit se si do ta shohin ata këtë treg duke punuar,” tha Pichai. Ai tha që sheh një paralele mes evolucionit të ekosistemit të smartfonëve dhe ekosistemit të pajisjeve që mund të vishen.

Teksa smartfonët bëhen kompjuterë të vegjël, pajisjet që mund të vishen janë duke u bërë lidhje të një vargu të sensorëve. Google dëshiron të bëjë standardizimin se si këta sensorë dërgojnë të dhënat e tyre në Android dhe që standardizimi duhet t’iu mundësojë prodhuesve të pajisjeve që ta zgjedhin sistemin Android në vend të ndonjë sistemi të posaçëm operativ.

“Ne duam të zhvillojmë një bashkësi të protokolleve të përbashkëta nëpërmjet të cilave ata mund të punojnë së bashku,” tha Pichai, “atyre iu nevojitet një shtresë e rrjetit dhe ata kanë nevojë për një shtresë të të dhënave nëpërmjet të cilës ata mund të vijnë të gjithë së bashku.”

Deri tani, ne pothuajse kemi parë ora të mençura që përdorin Android, por Pichai tha që “kur ne themi pajisje që mund të vishen, ne jemi duke menduar për më gjerë” se aq. Google është duke shpresuar që Android to bëhet një sistem operativ i përdorur në shumë forma. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>