Softuer

Google po planifikon ndryshime “radikale” në Chrome

Feb 21 2011
0 Shpërndarje
Google po planifikon ndryshime “radikale” në Chrome

Burime të afrëta me kompaninë thonë se shiriti i adresave momentalisht merr një sasi të madhe të hapësirës që do të mund të përdorej për ueb shfletim. Një plan që është vënë në konsiderim do të nënkuptonte se do të jetë i dukshëm vetëm atëherë kur përdoruesit vendosin miun mbi një pjesë specifike të ekranit.

Modusi i ri i navigimit i ashtuquajtur “kompakt”, që është përshkruar në këtë formë në web faqen Chromium, thuhet se do të mundësojë një hapësirë më të madhe të paraqitjes së web faqeve. Microsoft Internet Explorer 9, që veçse është në ofertë për shkarkim në një version para paraqitjes në treg, veçse adopton një qasje të ngjashme. Megjithatë Chrome thuhet se po planifikon paraqitjen e një versioni paksa më të lehtësuar, që do të mundësojë lëshimin e pamjes së tërë ekranit për hapësirë të përmbajtjes së webit.

Chrome gjithashtu po vazhdon të përdor çdo ditë e më shumë aplikacionet e webit, siç është Tweetbdeck për përdoruesit që dëshirojnë të menaxhojnë llogaritë e tyre në Twitter.

 Më shumë se 120 milion përdorues  veçse përdorin Google Chrome që është reklamuar me të madhe nga Google. Kompania gjithashtu është duke punuar në një rival “Chrome OS” për Windows.

Google planifikon përditësime për shfletuesin e saj çdo gjashtë javë, por avancimet e mëdha ka gjasa të jenë më të rralla. Kompania ka paralajmëruar se “ndërfaqja e Chrome” është nën zhvillim e sipër, dhe nuk ka ndonjë garanci në këtë aspekt se do të paraqitet për shfrytëzim në një shkallë më të gjerë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>