Biznes

Google po planifikon të blejë kompaninë e pagesave, Softcard

Jan 18 2015
0 Shpërndarje
Google po planifikon të blejë kompaninë e pagesave, Softcard

asasApple ka Apple Pay dhe tani duket se dhe Google po kërkon të ndërtojë portofolin e saj virtual. Sipas burimeve me çështjen, gjiganti i kërkimit dhe prodhuesi i Android është i interesuar në blerjen e Softcard, kompaninë e pagesave mobile. Përflitet për një çmim prej 100 milion dollarësh.

Softcard më herët gjatë këtij muaji shkarkoi nga puna 60 punonjës duke qenë se është në një fazë konsolidimi. Kompania nuk deshi të komentonte në lidhje me blerjen e mundshme nga Google. Edhe Google veproi në të njëjtën mënyrë. Softcard, që u krijua si një kompani që ofron shërbimet e pagesës NFC, ka deklaruar se më shumë se 200.000 tregtarë dhe biznese në Shtetet e Bashkuara mund të pranojnë pagesa me anë të këtij aplikacioni të disponueshëm për Android dhe Windows Phone. Përdoruesit e aplikacionit Softcard mund të aktivizojnë karta pagesash nga American Express, Chase, Wells Fargo dhe banka të tjera për të paguar.

Një burim tjetër zbulon se interesi i Google ndaj Softcard ka të bëjë me patentat e kësaj kompanie ose më saktë me aplikacionet. Softcard zotëron 120 patenta të tilla. Qarkullojnë fjalë se dhe PayPal dhe Microsoft janë të interesuar për këtë kompani. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>