Analiza

Google+ po rritet… priten 10 milion përdorues

Jul 12 2011
0 Shpërndarje
Google+ po rritet… priten 10 milion përdorues

Allen ka qenë duke bërë disa parashikime të numrit të përdoruesve të rrjetit social të Google, Google+ dhe sipas tij, numri i përdoruesve gjatë ditës së sotme pritet të jetë mbi 10 milion…. Si arriti ta bëjë këtë supozim?

Ai (AlleN) ka ndarë përdoruesit me bazë në SHBA dhe jashtë saj, duke përdorur një mostër prej 200 mbiemrash, dhe ka parashikuar me saktësi përqindjen totale të popullsisë së SHBA’s që është regjistruar në Google+, duke marr parasysh të dhëna nga Zyra e Regjistrimit Civil në SHBA. “Këto shifra dhe një raport i kalkuluar për përdoruesit jashtë SHBA’s më kanë dhënë këto parashikime”…

Duke përdorur këtë model të “thjeshtë” Allen parashikon se Google+ kishte 1.7 milion përdorues me 4 korrik, dhe nëse sot me njëmend arrin në 10 milion atëherë ky rrjet po rritet “tmerrësisht shpejt”… e shifra zyrtare nga ana e Google ende nuk ka.

Google po rritet, por a do të “pëlcasë”?

Google i ka punët mirë sepse më në fund duket se ja ka qëlluar me një rrjet social, megjithatë shumë prej veçorive të Plus ka të bëjë me mënyrën sesi shkëmbehen gjërat. Por mos harroni se kureshtja shtyn shpeshherë njerëzit të provojnë gjithçka vetëm për të parë sesi është… dhe ka shumë përdorues të Facebook që mund të dalin në Google+ vetëm për të shikuar sesi është.  A do të pëlcasë prej numrit të përdoruesve? Kjo mbetet të shihet në të ardhmen, por ajo që dihet është se kompania gjatë kësaj jave do të fokusohet në integrimin e mëtejmë të Gmail/Google+. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>