Lajmet

Google po teston dizajnin e ri të aplikacionit Calendar për Android

Apr 10 2014
0 Shpërndarje
Google po teston dizajnin e ri të aplikacionit Calendar për Android

time-590x330.0_standard_640.0Aplikacioni Calendar i Google për Android mund të jetë duke iu nënshtruar disa ndryshimeve të theksuara. Geek.com gjatë ditës së mërkurë postoi disa pamje të kapura nga një version testues i aplikacionit që ka një dizajn shumë ndryshe nga ai që është në një Nexus 5.

Ai tani ka disa ndryshime të mëdha vizuale që largojnë vijat e trasha në favor të rrathëve të lehtë, ku gjërat që i keni caktuar për t’i bërë do të kenë një vëmendje më të madhe falë kutive me më shumë ngjyra në pamjen kryesore të aplikacionit. Në të ekziston edhe një pamje e re që thekson ditëlindjet dhe axhendën ditore të një përdoruesi dhe integrimi social po ashtu duket të ketë mbërritur.

Geek shkruan që navigimi përgjatë aplikacionit është një përvojë e shkëlqyer, ku “pamja vizuale ndriçon e cila nuk mund të fotografohej në ekran”. Kalendari është quajtur Timely në këto fotografi pasi ai është emri që Google e përdor për versionet para-përfundimtare të aplikacionit.

Fatkeqësisht, nuk është treguar nëse ose kur do ta shohim këtë kalendar të ri-dizajnuar, por duket si një përmirësim i mirë në krahasim me atë që kemi sot. Edhe nëse nuk është versioni i saktë që do të arrijë për publikun, është një pamje e këndshme e drejtimit drejt të cilit është orientuar Google me dizajn.

Për t’i parë pamjet, shkoni në Geek.com. Këto fotografi vijnë pas një lëshimi të bërë javën e kaluar; në atë kohë, faqja postoi pamje të një ri-dizajni të Gmail-it për pajisjet mobile, i cili po ashtu thuhej të ishte në fazën testuese. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>