Analiza

Google po teston termostate të “mençura” për të kursyer shpenzimin e energjisë

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Google po teston termostate të “mençura” për të kursyer shpenzimin e energjisë

Google mund ta ndërmarrë një tjetër nismë në ndjekje të përdorimit të energjisë në shtëpi. Sipas The Information, gjiganti i teknologjisë është për momentin duke testuar termostate të lidhur me ueb që iu mundëson përdoruesve të shohin aktivitetin e energjisë në shtëpi dhe të bëjnë ndryshime.

Nëse kjo tingëllon si diçka që është dëgjuar më parë, është për shkak se Google kishte bërë përpjekje për një gjë të ngjashme disa vite me parë për një panel uebi PowerMeter, që përcillte përdorimin e energjisë në shtëpi.

Programi ishte ndalur në mes të vitit 2011, ku Google citoi vështirësi në përshkallëzim të tij. Sidoqoftë, në deklaratën e misionit të mëhershëm dhe atë që Google e përsërit kur e ndaloi PowerMeter-in, ishte që njerëzit do të mund të zvogëlonin përdorimin e energjisë me 15 për qind nëse do ta shihnin se si shpenzohej ajo.

Kjo mund të jetë një kohë më e mirë për një shërbim të tillë, teksa është shfaqur një përhapje më e madhe e pajisjeve shtëpiake që janë të lidhura. Kjo përfshin Nest, që filloi me termostate dhe që atëherë ka kaluar në gjetës të tymit.

Është i bashkuar nga pajisjet e lidhura me Wi-Fi dhe Bluetooth që do të mund ta dërgonin informacionin në cloud, nga frigoriferët në kamerat e uebit. Për Google dhe të tjerët, këto pajisje paraqesin një pasuri të mundshme me të dhëna.

Mos u gëzoni nëse jeni duke përdorur një termostat Nexus: The Information raporton që Google mund të përdorte pajisjet nga Ecobee, që e bën linjën e vet të termostateve të “mençura”. (PCWorld Albanian)

power-lines-2-stock-1024_large_verge_medium_landscape

Tags >

Google
Lajmet e fundit>