Harduer

Google po zhvillon disa pilula të cilat mund të zbulojnë sëmundjet në gjakun tuaj

Oct 29 2014
0 Shpërndarje
Google po zhvillon disa pilula të cilat mund të zbulojnë sëmundjet në gjakun tuaj

cbf130bb3d0b20522413214cc5e5bab23bbe5e0aGoogle është një kompani teknologjike e cila ka kontribuar shumë në fushën e mjekësisë dhe të shëndetit. Së fundmi ajo ka krijuar disa pajisje të vogla, në përmasat e pilulave normale, që nëse gëlltiten mund të zbulojë kancerin. Kjo pilulë përmban magnetë të vegjël, të cilët mund të “udhëtojnë” përmes gjakut të pacientit, ku kërkojnë për qeliza të infektuara dhe raportojnë më pas tek një pajisje me sensorë tek pacienti që ndjek fushën magnetike të pilulave në trup dhe identifikon vendndodhjen e tyre.

Të dhënat që përçohen nga pilulat mund të ngarkohen në internet ku një mjek i specializuar do ti vlerësojë ato me syrin e një eksperti. Projekti, i prezantuar të martën, është iniciativa më e fundit e departamentit X të Google e cila ka si qëllim aplikimin e teknologjive kreative për zbulimin e problemeve të mëdha. I njëjti departament është duke punuar për makinat ‘self-driving’ dhe lentet e kontaktit që masin nivelin e glukozës në lot. Edhe pse në hapat fillestarë, Google është shprehur se këto pilula mund të pajisen dhe me antitrupa për të luftuar disa sëmundje specifike. Qëllimi i gjithë kësaj është që pacientët dhe doktorët e tyre të kenë një pamje më të qartë të trupit në brendësi.

Ky projekt u prezantua në një konferencë teknologjike e organizuar nga The Wall Street Journal. Pjesë e skuadrës janë edhe doktorë të ndryshëm si dhe një specialist i sëmundjes së kancerit. Një zëdhënës i Google u shpreh se kompania po punon dhe për disa projekte të tjerë që në vend të kurojnë apo identifikojnë sëmundjet, ti parandalojnë ato. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>