Lajmet

Google poston kodin e kompresimit Zopfli

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Google poston kodin e kompresimit Zopfli

Google. Google po ndërton një librari me kod të hapur për kompresimin e të dhënave të quajtur Zopfli që përdoret për të rritur shpejtësinë e shkarkimit në ueb.

Algoritmi kompresues Zopfli që e mori emrin nga një recetë buke zviceriane, është një implementim i algoritmit kompresues Deflate, që krijon një masë prodhuese më të vogël për shkak të kompresimit se teknikat e përdorura më parë, shkroi Lode Vandevenne , një inxhinier softueri i grupit të kompresimit të Google, në blogun e kodit të hapur të Google javën e kaluar.

“Masa e vogël e kompresuar lejon përdorim më të mirë të hapësirës, transmetim të dhënash më të shpejtë dhe një vonesë ngarkese në ueb të faqes më të vogël. Gjithashtu kjo masë më e vogël e kompresuar ka përfitime në përdorimet mobile, si një pagesë më të vogël për transmetimin e të dhënve dhe gjithashtu përdor më pak bateri, shkruante Vandevenne në blog. Teknikat e tjera të kompresimit vërtet mund të kompresonin masa të mëdha të dhënash po problemi ishte se zvogëlonin shumë kohën e kompresimit të të dhënave. Ndërsa kjo nuk ndikon në shpejtësinë e dekompresimit, shtoi më poshtë.

Zopfli është një librari kompresimi dhe softuer që mund të dekompresojë të dhëna. Ai është i përshtatshëm me Zip, PNG, gzip edhe kërkesat HTTP. Me prodhimin e shkarkimit të videove, Google dhe shërbime të tjera janë në kërkim të mënyrave për të përmisuar kompresimin. Google bleu On2, një firmë teknologjike për kompresimin e të dhënave, në 2009. Gjithashtu edhe shfletuesi Opera po punon mbi funksionalitetet e kompresimit.Zopfli

Kërkon burime, por efektive

Masa e prodhuar nga Zopfli është kryesisht 3 % nga 8% më e vogël krahasuar me zlib një librari tjetër kompresuese bazuar në algoritmin Deftate, sipas Vandevenne. “Ne besojmë që Zopfli prezanton një gjendje më të mirë të kompresimit të bazuar në Deflate”tha ai. “Kompresimi merr më shumë kohë, por kompreson rreth 5% më mirë se zlib dhe më mirë se çfarë do lloj kompresimit të zlip që kemi gjetur.

Kodi gjendet bashkë me licencën e Apache 2.0. Libraria e re kompresive, kërkon 2 në 3 më shumë kohë CPU se zlib në cilësinë maksimale. Gjithsesi është mirë të përdoret në aplikacione ku kërkohet një herë vetëm kompresimi dhe dërgohet shpesh herë si një formë statike në ueb, tha Vandevenne.

A është JavaScript e ardhmja e programimit

Vandevenne dhe kolegu i ti Jyrki Alakuijala, një inxhinier softueri i Google që gjithashtu ka qënë pjesë e projektit, rekomanduan në deklaratën e kërkimit të përdorni Zopfli: “për kompresim të përmbajtjeve statike dhe formave të tjera ku transferimi i të dhënave apo kostot e ruajtjeve janë më të rëndësishme se rritja e kohës së CPU ”. “

Zuckerberg dhe Gates i bashkohen lëvizjes për të mësuar kodimin

Duke e bërë Zopfli një kod të hapur, i lejojnë krijuesit e ueb-ve të optimizojnë më mirë frekuencat e aksesimit të përmbajtjeve statike, shpresojmë ta bëjmë internetin më të shpejtë për të gjithë ne”, tha Vandevenne. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>