Lajmet

Google pranë marrëveshjes për të blerë ndërmarrjen e aplikacioneve për harta Waze

Jun 10 2013
0 Shpërndarje
Google pranë marrëveshjes për të blerë ndërmarrjen e aplikacioneve për harta Waze

Sipas Wall Street Journal dhe burimeve të tjera, Google është afër arritjes së një marrëveshjeje për të blerë Waze, ndërtuesin e aplikacionit për harta, për të paktën 1 miliard dollarë.

Marrëveshja ishte raportuar së pari nga faqja izraelite për biznes Globes që tha se do të jetë me vlerë prej 1.3 miliard dollarë. Sipas Journal, e nisur në Izrael, tani me zyra në Palo Alto, e udhëhequr nga CEO Noam Bardin, ndërmarrja thotë që ka rreth 45 milionë përdorues në 193 shtete.

Waze nisi aktivitetin në vitin 2006 si projekt me burim të hapur, udhëhequr nga CTO-ja, Ehud Shabtai; sipas informacioneve në uebfaqe, u formua ndërmarrja dy vite më vonë.

Aplikacioni iu mundëson përdoruesve që të marrin informacione për navigim dhe për trafikun e ndarë. Të dhënat në pengesat rrugore, ngatërrimet gjatë ngutjes, aksidentet dhe të ngjashme mund të shpërndahen me vizitorët e tjerë në kohë reale.

Versioni më i fundit i aplikacionit u paraqit gjatë muajit të kaluar, versioni 3.7, që përfshin ndërlidhjen me rrjetin Facebook që vendos ngjarjet e rrjetit social në listat e navigimit të përdoruesve dhe iu mundëson atyre që të shohin progresin e shokëve që shkojnë në të njëjtën ngjarje duke e përdorur këtë aplikacion.

Google Earth ju lejon të “udhëtoni” nëpër botë me anë të duarve tuaja

Përdoruesit po ashtu mund të bashkohen në komunitetet e redaktorëve të hartave për të përmirësuar të dhënat në vetë hartat, që përdorin të dhënat TIGER (Enkodimi dhe Referencimi Gjeografik i Integruar Topologjikisht) nga Byroja e Regjistrimeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aplikacioni është pa pagesë, i mbështetur nga reklamimet e bazuara në lokacion.

10 alternativa për Apple Maps

Waze nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar; Google mohoi të komentoi për raportet e publikuara. (PCWorld Albanian)

waze

Tags >

Google
Lajmet e fundit>