Lajmet

Google pranon se gjurmon vendodhjen e përdoruesve edhe kur e kanë të ç’aktivizuar

Aug 17 2018
0 Shpërndarje
Faqja është përditësuar për të qartësuar se vlen vetëm për shërbimet e Google dhe jo aplikacionet e shërbimet e tjera. Google pranon se gjurmon vendodhjen e përdoruesve edhe kur e kanë të ç’aktivizuar

Google përditësoi uebsajtin e ndihmës për funksionin e “Historikut të Vendodhjes” duke pranuar faktin se kompania gjurmon vendodhjen e përdoruesve edhe nëse e kanë ç’aktivizuar atë.

Kjo bëhet me qëllim që të mbledhë informacion për Google Maps, motin dhe kërkimin në ueb sipas Associated Press.

Faqja është përditësuar për të qartësuar se vlen vetëm për shërbimet e Google dhe jo aplikacionet e shërbimet e tjera.

Gjatë javës ishte po AP që raportoi se Google gjurmonte përdoruesit edhe nëse ç’aktivizohej funksioni.

Megjithatë përdoruesit mund të jenë të qetë vetëm kur të ç’aktivizojnë opsionin “Web and App Activity.”

Kështu Google nuk mund tju gjurmojë më. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>