Harduer

Google prezantoi dy modele të reja të laptopit Chromebook Pixel

Mar 12 2015
0 Shpërndarje
Google prezantoi dy modele të reja të laptopit Chromebook Pixel

Chromebook_Pixel_Black_Med.0Pasi mësuam për ekzistencën e një Chromebook-u të ri i cili ishte në proces zhvillimi muajin që shkoi, tanimë Google vendosi të na prezantojë zyrtarisht. Versioni i ri i laptopit Chromebook Pixel ka një dizajn të ngjashëm me atë të paraardhsit të tij me një pjesë të brendshme të përmirsuar ndjeshëm. Përveç kësaj laptopi ofron një kohëzgjatje baterie më të lartë dhe një çmim të ri. Chrombook Pixel do të kushtojë plot 999$, ky produkt është cilësuar si laptopi më i shtrenjtë i këtij lloji pavarërsisht se kushton më pak se paraardhësi i tij që u lançua para dy vitesh. Nëse keni para për të shpenzuar atëherë Google ju ofron dhe versionin pseudonimin Ludicrous Speed (LS) i cili do të kushtojë 300$ më shumë se versioni bazik si rezultat i komponentëve më cilësore që ka në përbërje.

Përsa i përket karakteristikave, laptopi zotëron një proçesor Intel Core i5, 8GB RAM dhe 32GB memorie. Ndërsa modeli LS ka një proçesor akoma më të fuqishëm Core i7, 16GB RAM dhe 64GB memorie. Nëse modeli LS nuk do të ekzistonte atëherë padyshim që Pixel do të ishte laptopi me sistemit operativ Chrome OS më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë. Versioni i parë i Pixel kishte një ekran me prekje dhe rezolucion 2560×1700 piksel, dhe në këtë linjë qëndron edhe modeli i këtij viti.

Kompania ka premtuar se bateria e laptopit Chromebook Pixel do të rezistojë deri në 12 orë dhe se mund të fitojë 2 orë jetëgjatësi me vetëm 15 minuta karikim. Një karakteristikë tjetër e rëndësishme ka të bëjë me faktin se Pixel përfshin dy porta të reja USB-je, përveç atyre dy tradicionaleve, të cilat mund të përdoren për ta karikuar atë, për transferim të dhënash apo për ta lidhur me një monitor apo televizor. E vetmja gjë që mungon është një portë HDMI por që Google deklaron se porta e tipit C e USB mund të kryejë më së miri funksionalitetin e një porte HDMI-je.

Përmirësime të tjera të dukshme janë aplikuar në tastjerë, në kamerën që tanimë ofron një kënd më të gjerë dhe në ekranin me prekje. Kompania gjithashtu ka punuar dhe në pamjen e jashtme. Të dy këta versione të rinj të Pixel janë të disponueshëm për tu porositur që nga dita e sotme në dyqanin virtual të Google. (PCWorld Albanian)

Chromebook_Pixel_Hinge_Med.0Chromebook_Pixel_Lightbar.0Chromebook_Pixel_TypeC

Lajmet e fundit>