Lajmet

Google prezantoi zyrtarisht versionin e ri të sistemit operativ mobil: Android Oreo

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Performanca do të rritet me 100% gjatë ndezjes ndërsa do të rritet edhe efikasiteti i përdorimit të resurseve harduerike. Google prezantoi zyrtarisht versionin e ri të sistemit operativ mobil: Android Oreo Photo Source: Google

Versioni më i fundit i Android, zyrtarisht është në mesin tonë dhe quhet Android Oreo. Google vendosi që të prezantonte versionin madhor pikërisht ditën kur edhe do të ndodhte eklipsi i diellit i cili u pa në disa shtete Amerikane.

Tradionalisht kompania ka përdorur emra embëlsirash për të versionet madhore të Android duke filluar që nga Android 1.5 Cupcake.

Ky sistem operativ rrit shpejtësinë e ndezjes së telefonëve dhe përmirëson performancën e memorjes duke ndryshuar mënyrën sesi vetë sistemi operativ funksionon.

Performanca do të rritet me 100% gjatë ndezjes ndërsa do të rritet edhe efikasiteti i përdorimit të resurseve harduerike.

Me “Picture-in-Picture” mund të luani një video dhe të përdorni një aplikacion njëherazi. Aplikacionet e Çastit të Android eleminojnë nevojën për të shkarkuar një aplikacion të tërë, pikat e njoftimeve tregojnë nëse ka aktivitet në kohë reale për një aplikacion ndërsa “autofill” për aplikacionet bën të njëjtën gjë që bën me shfletuesit.

Android gjithashtu sjell me vehte përditësime sigurie, Find My Device dhe Google Play Protect. Së fundi Google ka ridizajnuar plotësisht setin e emoji-ve.

Android O do të jetë i disponueshëm fillimisht për telefonët Pixel dhe Nexus 5X e 6P. Sipas kompanisë secili që ka të instaluar një version eksperimental do të kalohet në atë zyrtar automatikisht. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>