Lajmet

Google prezanton aplikacionin Inbox për Android dhe iOS

Oct 23 2014
0 Shpërndarje
Google prezanton aplikacionin Inbox për Android dhe iOS

bigtopblog_fullresGoogle prezantoi një drejtim të ri lidhur me e-mail-et, iniciativë e konkretizuar me një aplikacion të quajtur Inbox. Ky aplikacion falas përfshin edhe përkujtues, përmbledh mesazhet me përmbajtje të ngjashme dhe thekson mesazhet e rëndësishme. Inbox duket si një mesatare e hequr mes Mailbox dhe Google Now.

Aplikacioni Inbox mund të aksesohet vetëm përmes ftesave momentalisht dhe ju mund të dërgoni një kërkesë në inbox.google.com ose ta merrni një të tillë nga një mik. Shërbimi do të jetë i disponueshëm në Ueb (vetëm përmes Chrome), iOS 7+ dhe Android 4.1+. Versionet për tabletët dhe modelet e tjera të shfletuesve janë në punim.

Google nuk ka për qëllim që me aplikacionin Inbox të zëvendësojë Gmail. Të dy aplikacionet do të funksionojnë veçmas dhe Inbox do të përdorë kredencialet aktuale të Gmail dhe Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>