Analiza

Google prezanton nismën“Project Link”, për të përmirësuar internetin në vendet në zhvillim

Nov 22 2013
0 Shpërndarje
Google prezanton nismën“Project Link”, për të përmirësuar internetin në vendet në zhvillim

Google ka prezantuar një nismë të re të quajtur “Project Link” që synon të shpërndajë qasjen në internet tek shtetet në zhvillim në mbarë globin.

Nëpërmjet projektit, Google do të fillojë të ndërtojë rrjete me fibra optikë në vendet që tashmë nuk kanë qasje për internet të shpejt dhe të qëndrueshëm.

Fibrat do të lidhin rrjetet ekzistuese lokale me kabllo nënujore që bartin internetin mes kontinenteve, për të cilat Google thotë që do t’iu mundësojnë ofruesve të shërbimeve të internetit dhe operatorëve mobilë që të zgjerohen dhe të përmirësojnë shërbimet e tyre.

Projekti është ende një nismë biznesi: Google do t’iu kërkojë operatorëve që të mbërthehen në rrjetin e vet, për të cilin thotë që do t’ia mundësojë projektit që të rritet më tej. “Ne duam që ky të jetë një model i qëndrueshëm që mund të rritet për të arritur shumicën e njerëzve,” tha për The Verge një zëdhënës i ndërmarrjes Google në një e-mail.

“Për ta bërë atë, ne jemi duke marrë një qasje biznesore dhe jemi duke e vënë rrjetin në dispozicion për cilindo dhe për të gjithë operatorët mobilë ose ISP-të në rajone që duan të nënshkruajnë si konsumatorë.”

Rrjeti i parë i “Project Link” është tashmë duke shkuar në Kampala, që është kryeqyteti i Ugandës dhe është ende duke u ndërtuar më tej. Google thotë që e zgjodhi këtë qytet sepse është qyteti aktiv dhe bizneset, si dhe qytetarët kanë mbetur prapa nga interneti i dobët.

“Kampala… është një qytet shumë i ri me një teknologji të dobët, biznese dhe madje skenë të jazz-it,” thotë Google. “Broadband-i me shpejtësi të lartë mund të ndihmojë në shtyrjen e të gjitha këtyre gjërave përpara.”

Ndonëse Google nuk thotë se ku mund të përqendrohet pas Kamapalas, kjo tregon që është “një model premtues për qytetet e tjera afrikane”. Implikimi nga uebfaqja e Project Link është që Google nuk do të përqendrohet vetëm në Afrikë, kështu që mund të zgjerohej kudo që sheh hapësirë për rritje. (PCWorld Albanian)

Europe_Antitrust_Google-06147

Tags >

Google
Lajmet e fundit>