Lajmet

Google prezanton një Gmail interaktiv

Feb 14 2018
0 Shpërndarje
Këto ndryshime vinë si pjesë e projektit AMP të Google. Ky projekt është dizajnuar për ta bërë më të shpejtë aksesin në uebfaqe. Google prezanton një Gmail interaktiv

Gmail do të bëhet dinamik. Ditën e Marte Google zbuloi planet e reja për postën elektronike Gmail, e-mail-et e së cilës do të përditësohen vazhdimisht në kohë reale.

Përdoruesit do të shohin informacionin e një fluturimi të përditësohet automatikisht në një e-mail konfirmimi.

Gjithashtu mund të plotësojnë anketat pa lënë mesazhe apo të shohin imazhet e një produkti pa hapur një dritare të re.

Këto ndryshime vinë si pjesë e projektit AMP të Google. Ky projekt është dizajnuar për ta bërë më të shpejtë aksesin në uebfaqe.

Vazhdimisht është lavdëruar nga publikues të njohur ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për ndërhyrjen e madhe të Google në mënyrën sesi uebi funksionon.

Integrimi i AMP në Gmail shënon hapin e parë drejt përdorimit të gjerë të AMP. Në Gmail do të jetë i disponueshëm fillimisht vetëm për një numër të caktuar përdoruesish. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>