Harduer

Google prezanton pajisjen për projektin Tango, do të kushtojë 1024 $

Jun 7 2014
0 Shpërndarje
Google prezanton pajisjen për projektin Tango, do të kushtojë 1024 $

nexusae0_tangoGoogle ditën enjte prezantoi projektin “Tango Tablet Development” për zhvilluesit që duan të ndërtojnë aplikacione që mund të gjurmojnë lëvizje të plota 3D dhe të kapin sipërfaqe të ndryshme në mjedisin rrethues. Nëse kjo për ju duket diçka impresionuese ju mund të shprehni interesim në uebfaqen e Project Tango .

Zhvilluesit e zgjedhur nga Google do të mund ta blejnë pajisjen për 1,024 dollarë nga Google Play nga fundi i muajit qershor. Nëse ju do të ndiqni konferencën Google I/O, kompania ju premton se ju do të jeni ndër të parë që do të keni mundësi të blini pajisjen e Projektit Tango.

Google thotë se ka krijuar këtë pajisje “në një bashkëpunim të ngushtë me Nvidia.” Për këtë kjo pajisje përfshin proçesorin mobil Tegra K1, si dhe 4 GB RAM, 128 GB hapësirë të dhënash, një kamerë e pajisur me gjurmim të lëvizjeve, WiFi dhe BTLE. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>