Lajmet

Google prezanton përditësimet më të fundit të Google Maps

May 16 2013
0 Shpërndarje
Google prezanton përditësimet më të fundit të Google Maps

Google Maps është përditësuar dhe në të janë shtuar disa opsione të reja.

Ky shërbim do të ofrohet në një version të përditësuar për sistemin Android dhe për sistemin iOS, i cili përfshin shtimin e opsionit “eksploro” si dhe rivendosje ë menjëhershme të navigimit kur ndodhin gabime dhe nuk realizohet kërkesa e përdoruesit.

Google gjithashtu njoftoi se ka krijuar një aplikacion të pavarur Maps për tabletët, të cilin ka në plan ta lançojë këtë verë.

Sigurisht ashtu si çdo risi tjetër e kompanisë Google edhe lajmi i sipërpërmendur u shpall në Konferencën e Zhvilluesve I/O.

Kompania gjithashtu prezantoi tre API për Google Maps të cilat përfshinin opsionin e kursimit të energjisë, “geofence” si dhe identifikimin e aktiviteteve që nënkupton përcaktimin nëse një përdorues është në makinë, biçikletë apo është duke ecur.

Google gjithashtu deklaroi se aktualisht në programin e tij MapMaker bëjnë pjesë 200 shtete, ndërkohë 50 shtete të ndryshme mbulohen nga imazheria Street View dhe rreth 1 milion uebfaqe kanë të integruar Google Maps. (PCWorld Albanian)

google maps

Lajmet e fundit>