Harduer

Google prezanton Pixel 2 dhe Pixel XL 2 më 4 Tetor

Sep 14 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu priten një Chromebook Pixel i ri dhe një mini Google Home. Vitin e kaluar Google prezantoi Pixel, Pixel XL, Daydream VR, Google Wi-Fi, Chromecast Ultra dhe Google Home. Google prezanton Pixel 2 dhe Pixel XL 2 më 4 Tetor

Google njoftoi se do të mbajë një aktivitet më 4 Tetor ku do të prezantojë disa pajisje të reja. Data e aktivitetit u zbulua ditën e djeshme ndjekur nga një video në Youtube, një postim në Google+ dhe një faqe të dedikuar.

Aktiviteti mbahet në po të njëjtën ditë që u mbajt vitin e kaluar, dhe ishte evenimenti i parë dedikuar harduerit nga Google.

Sa i takon harduerit, besohet se Google do të prezantojë Pixel dhe Pixel 2 XL të cilët raportohet se do të kenë një kornizë që ngjeshët, bokse stereo, kamera të pasme duale po pa portë 3.5 mm për kufjet.

Gjithashtu priten një Chromebook Pixel i ri dhe një mini Google Home. Vitin e kaluar Google prezantoi Pixel, Pixel XL, Daydream VR, Google Wi-Fi, Chromecast Ultra dhe Google Home.

Në lidhje me softuerin, Google do të flasë rreth përditësimeve Android të telefonëve të rinj Pixel. Edhe pse Android 8.0 Oreo debutoi muajin e kaluar, telefonët e Google pritet të vinë me Android 8.1.

Funksionalitete të reja të Google Assistant në Pixel gjithashtu do të prezantohen. Produktet vinë pak javë pasi Samsung dhe Apple zbuluan telefonët më të fundit. /PCworld Albanian

Lajmet e fundit>