Lajmet

Google prezanton shërbimin “Keep” si mënyrë të re për ruajtjen e shënimeve

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Google prezanton shërbimin “Keep” si mënyrë të re për ruajtjen e shënimeve

Google KeepGoogle ka lançuar shërbimin e ri “Keep” si një mënyrë të re për krijimin dhe ruajtjen e shënimeve si dhe integrimin e tyre me Google Drive.

Shërbimi ofrohet në dy versione: on line dhe si aplikacion për pajisjet me sistem Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) dhe sistemet e tjera pas tij. “Keep” ju ofron përdoruesve një vend të veçantë për ruajtjen e informacioneve që ata marrin nga shërbimet e ndryshme.

Aktualisht për këtë po përdoret Google Docs ku njerëzit regjistrojnë listat me gjërat që duhet të bëjnë (to –do list), receta apo pjesë të shkurtra teksti nga dokumentet individuale.

“Keep” është zgjidhja e duhur për krijimin e shpejtë, fshirjen dhe kërkimin e shënimeve si dhe mund të integrohet me shumë shërbime të tjera që po përdoren në ditët e sotme nga miliona njerëz.

Ja se çfarë shkruhej në blogun e kompanisë për këtë shërbim:

“Me Keep ju mund të mbani shënim mendimet tuaja dhe madje mund të përfshini lista për të kontrolluar gjerat që keni ndërmend të bëni ose foto për të fiksuar çdo gjë që e konsideroni të rëndësishme. Shënimet tuaja ruhen të sigurta në Google Drive dhe mund t’i sinkronizoni me çdo pajisje që zotëroni në mënyrë që t’i keni në dorë gjithmonë. Në rast se ju duket më e përshtatshme të flisni sesa të shkruani atëherë “Keep” mund të regjistrojë gjithçka që ju doni të mbani mend. Opsioni i kërkimit është shumë i shpejtë dhe pasi të keni përfunduar me një shënim të caktuar mund ta ruani ose ta fshini përfundimisht. ”

Në videon e mëposhtme paraqitet një përmbledhje më e qartë për gjithë funksionet e shërbimit “Keep”. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>