Lajmet

Google prezanton zyrtarisht Android 4.3

Jul 25 2013
0 Shpërndarje
Google prezanton zyrtarisht Android 4.3

Google sapo ka prezantuar versionin 4.3 të sistemit Android duke publikuar disa prej specifikimeve dhe funksionaliteteve të tij duke përfshirë këtu llogaritë me disa përdorues dhe profile të kufizuara.

Kjo do të thotë se zotëruesit e pajisjes mund të kontrollojnë përmbajtjen e aplikacionit që shfaqet ndaj personave të ndryshëm.

Android 4.3 suporton teknologjinë e mençur të Bluetooth e njohur ndryshe dhe si “bluetooth Low Energy” duke mundësuar kështu lidhjen e smartfonëve Android me pajisje me pak energji si p.sh sensorët e fitness. Google gjithashtu ka përmirësuar suportin ndaj teknologjisë Open GL e cila mundëson shfaqjen e imazheve dhe videove me cilësi më të lartë.

Versioni 4.3 vjen për përdoruesit me disa API DRM që ofrojnë një mënyrë të re dhe të standardizuar për enkriptimin e përmbajtjes në cilësi shumë të lartë (Full HD). Përveç këtyre karakteristikave vlen të përmendet përmirësimi i shpejtësisë së të gjitha veprimeve në Android si dhe suporti për disa gjuhë të reja si: Afrikane, Hindi, Zulu etj…

Për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesve Google ka përditësuar edhe disa prej aplikacioneve si Google Drive dhe Chrome në mënyrë që të suportojnë më së miri përmbajtjen e cilësisë së lartë (1080p). (PCWorld Albanian)

android 4.3

Lajmet e fundit>