Harduer

Google pritet të lançojë versionin e ri të tabletit Nexus 7

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Google pritet të lançojë versionin e ri të tabletit Nexus 7

google nexusGoogle planifikon të lançojë versionin e ri të tabletit Nexus 7 në korrik të vitit 2013, raporton Reuters.

Tableti i ri i Nexus 7 do të ndërtohet nga Asustek.

Kjo pajisje do të fuqizohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon, do të jetë më i hollë dhe do të ketë një rezolucion më të lartë të ekranit, sipas burimeve të Reuters .

Tableti i ri origjinal Nexus 7, gjithashtu i ndërtuar nga Asustek, fuqizohej nga procesori Nvidia Tegra 3, dhe kishte një rezolucion ekrani pre 1280×800 piksel.

Raportimet e Google thonë se kjo kompani planifikon të tregtojë deri në 8 milionë njësi të tabletit të ri Nexus 7 në gjysmën e dytë të kë këtij viti.

Konkurrentët e tij më të mëdhenj mund të jenë Kindle Fire i Amazon dhe iPad mini i Apple.

Por gjithsesi akoma asnjë informacion nuk është bërë zyrtar, sidomos për çmimin e e tabletit të ri, ndërsa tableti origjinal Nexus 7 kushtonte 199 $ . (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>