Lajmet

Google publikoi Android 7.1.2 Nougat për telefonët Pixel dhe Nexus

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Edhe pse të gjithë besonin se Google kishte braktisur tabletin Pixel, 7.1.2 sjell lançuesin e Pixel dhe butonat e ri të navigimit edhe në ekranin e tabletit. Google publikoi Android 7.1.2 Nougat për telefonët Pixel dhe Nexus

Si pjesë e përditësimeve mujore të muajit Prill, përdoruesit e telefonëve Pixel dhe Nexus morën një surprizë. Google publikoi Nougat 7.1.2 së bashku me përditësimet megjithatë përdoruesit nuk do të vënë re shumë ndryshime.

Edhe pse të gjithë besonin se Google kishte braktisur tabletin Pixel, 7.1.2 sjell lançuesin e Pixel dhe butonat e ri të navigimit edhe në ekranin e tabletit.

Por ajo ku 7.1.2 dallon nga 7.1.1 është ndërfaqja “multitasking.” stili i kartave i përket të kaluar dhe zihet nga një ekran qëndror ku aplikacionet shfaqen në formatin 4 me 4.

Gjithashtu ky përditësim përmban disa rregullime gabimesh dhe përmirësime në performancës por edhe skanerit të shenjave të gishtërinjve dhe baterisë.

Përditësimi tashmë është i disponueshëm në Pixel, Pixel XL, Pixel C, Nexus 6P, Nexus 5X dhe Nexus Player. Ju mund ti shkarkoni imazhet e 7.1.2 edhe manualisht në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>