Softuer

Google publikoi një version për iPad të aplikacionit të postës elektronike Inbox

Feb 19 2015
0 Shpërndarje
Google publikoi një version për iPad të aplikacionit të postës elektronike Inbox

inbox

Aplikacioni Inbox i postës elektronike Gmail, ngjalli jo pak kureshtje në mesin e përdoruesve të platfomave Android dhe iOS. Google filloi të distancohej nga një aplikacion tradicional si Gmail në një më përgjithësues si Inbox. Nëse e keni përdorur dhe arrini në konkluzionin se ky aplikacion është i dobishëm për ju, tani ju japim edhe një lajm të mire: aplikacioni Inbox është i disponueshëm edhe në iPad.

Mund të themi se Google po ndien presionin e Microsoft, ku ky i fundit para pak ditësh publikoi një ndër aplikacionet më të mira të postës elektronike, atë Microsoft Outlook i disponueshëm në Android dhe iOS. Përshtypjet e para për të ishin më të mirat të mundshme.

Aplikacioni Inbox është i disponueshëm në dyqanet e aplikacioneve të platformave respektive të App Store në Europë. Nëse akoma nuk e keni provuar aplikacionin, pse jo të mos tentoni njëherë. Kështu do të jeni më të qartë se kë të zgjidhni: Microsoft Outlook apo Google Inbox? Kujtoni se produktiviteti ka gjithmonë rëndësi.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>