Lajmet

Google publikoi versionin e katërt eksperimental dhe final të Android

Jul 25 2017
0 Shpërndarje
Google publikoi versionin e parë të Android O në Mars, të dytin në konferencën I/O në Maj dhe të tretin në Qershor. Android O zyrtarisht debuton në fund të kësaj vere. Google publikoi versionin e katërt eksperimental dhe final të Android

Ditën e sotme Google publikoi versionin e katërt dhe të fundit eksperimental të Android O për zhvilluesit i cili është i disponueshëm për tu shkarkuar jo vetëm nga developer.android.com por edhe përmes programit Android Beta.

Versioni më i fundit përmban një SDK të përditësuar dhe është i disponueshëm në Nexus 5X, Nexus 6P, Nexus Player, Pixel, Pixel XL, Pixel C dhe emulatorin zyrtar të Android.

Përveç përmirësimeve të performancës dhe rregullimeve më gabimeve, ky version sjell disa opsione shtesë të sistemit dhe ndryshimet e aplikuara nga ky version do të jenë edhe pjesë e versionit zyrtar final të Android O.

Google publikoi versionin e parë të Android O në Mars, të dytin në konferencën I/O në Maj dhe të tretin në Qershor. Android O zyrtarisht debuton në fund të kësaj vere.

Ky version madhor sjell kanale të reja njoftimes, Picture in Picture, burime fonti XML, fonte të shkarkueshme, emoji, ikona adaptive, përmirësime të WebView, AAudio API, kodeksë të cilësisë së lartë audio të Bluetooth, gamë më të gjërë ngjyrash për aplikacionet, Google Play Protect dhe Java 8 API.

Google ka premtuar gjithashtu performancë më të lartë me ndezje më të shpejta të pajisjeve dhe aplikacione më fluide.

Developer Preview 4 është ndërtimi kandidat i Android dhe zhvilluesit mund ta përdorin për të kompletuar aplikacionet e tyre për versionin final.

Gjithashtu API 26 të SDK-së mund ta shkarkoni nga SDK Manager në Android Studio. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>