Lajmet

Google publikoi versionin e katërt eksperimental të Android Wear 2.0

Dec 14 2016
0 Shpërndarje
Google publikoi versionin e katërt eksperimental të Android Wear 2.0

complication_inlineaction_recyclerview-800x450Android Wear 2.0 po kalon një periudhë të vështirë zhvillimi. Përditësim i madh i cili duhej të kishte mbërritur pikërisht këto ditë të fundit të 2016-tës është shtyrë për në 2017-tën. Kjo sepse kishte shumë pak testues të sistemit operativ për veshjet elektronike.

Tashmë Google i është rikthyer aktivitetit me këtë platformë duke publikuar versionin e katërt eskperimental të Android Wear 2.0. Ky version kthen pas shumë ndryshime të bëra në versionin 3 duke filluar me funksionin e “kthimit pas” dhe mënyrën sesi operon.

Në të kaluarën kthimi pas realizohej me një gjest ndërsa në versionin 3 kjo realizohej përmes butonit të ndezjes. Tashmë me versionin 4 kthimi pas realizohet përsëri me një gjest si në Wear 1.0.

heroanimation_final

Gjithashtu ky version eksperimental sjell një sërë ndryshime në komunikimin mes orës dhe telefonit. Falë implementimit të një API-je të reja OAuth, autentikimi nga ekrani i telefonit me orën është shumë më i lehtë për aplikacionet.

Në këtë version kemi një dyqan aplikacionesh në orën inteligjente por shërben vetëm si një urë e cila ju drejton tek Play Store në telefon.

Megjithatë Google po bën përpjekje për të zhvilluar një dyqan të vërtetë për Android Wear ku përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacione posaçërisht për orët inteligjente.

Versioni e katërt eksperimental mund ta shkarkoni në këtë lidhje. Google tha se versioni i pestë është planifikuar vitin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>