Lajmet

Google publikoi versionin e tretë eksperimental të Android O

Jun 9 2017
0 Shpërndarje
Google lançoi versioni e parë të Android O në Mars ndjekur nga një version i dytë në Konferencën e Zhvilluesve I/O. Google publikoi versionin e tretë eksperimental të Android O Photo Source: Screenshot

Google publikoi ditën e sotme versionin e tretë eksperimental të Android O i disponueshëm që nga ky moment përmes developer.android.com dhe Programit Beta të Android.

Versioni i ri përmban një SDK të përditësuar dhe emulatorin zyrtar të Android. Mbase ndryshimi më i rëndësishëm i këtij përditësimi janë API-të e Android O të cilat kanë prekuar fazën finale.

Google lançoi versioni e parë të Android O në Mars ndjekur nga një version i dytë në Konferencën e Zhvilluesve I/O. Gjatë Verës Google do të publikoi të tjera versione përpara se sistemi operativ të mbërrijë fazën finale në fund të kësaj stine.

Versioni i tretë siç thamë sjell API-në e nivelit 26 dhe qindra rregullime gabimesh dh epërmirësime. API 26 mund ta shkarkoni nga SDK Manager në Android Studio. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>