Lajmet

Google publikon 4 video reklamuese për sistemin operativ Android Wear

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
Google publikon 4 video reklamuese për sistemin operativ Android Wear

gsmarena_001Google ka publikuar në internet katër reklama, të cilat i dedikohen sistemit operativ për pajisjet me veshje Android Wear.

Këto reklama bazohen kryesisht në orët inteligjente LG G Watch, Samsung Gear Live dhe Moto 360, e cila do të hidhet në treg së shpejti. Reklamat janë të përqendruara në aftësinë që ka sistemi operativ Android Wear në paraqitjen e informacioneve tek përdoruesi.

Krahas paraqitjes së informacionit reklamat informojnë edhe mbi aftësitë e sistemit operativ si njohja e zërit, ndihmesës për shmangien e trafikut, shfaqjen e kohës në kohë reale si dhe matja e mbarëvajtjes së proceseve të trupit gjatë një aktiviteti fizik. Qëllimi kryesor i këtyre reklamave është tërheqja e vëmendjes së përdoruesve dhe marrja e pëlqimit të tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>