Lajmet

Google publikon betan e parë publike të Android 7.1.2

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Google publikoi ditën e Hëne versionin e parë beta publike të Android Nougat 7.1.2. Ky version do të jetë i disponueshëm në telefonët Pixel, Pixel XL, Pixel C, Nexus 5X dhe Nexus Player. Google publikon betan e parë publike të Android 7.1.2

Një përditësim pritet të mbërrijë edhe në Nexus 6P. Sipas postimit në blog, Google tha se Android 7.1.2 do të jetë përditësim i përqendruar në performancë dhe rafinim dhe përmban rregullime gabimesh dhe përmirësime.

Këtë version mund ta provoni duke u bërë pjesë e programit testues Android Beta. Gjigandi i motorit të kërkimit bëri të ditur se planifikon të publikojë versionin final në dy muajt e ardhshëm.

Android 7.1.2 Nougat do të jetë i disponueshëm për Pixel, Pixel XL, Nexus 6P, Nexus 5X, Pixel dhe Nexus Player. Versioni më i fundit i Nougat është ai 7.1.1 i prezantuar në Dhjetor. Përditësimi solli mbështetje për imazhet e animuara GIF dhe rritje të performancës.

ARSTechnica tha se kompania kishte konfirmuar që përditësimi lë jashtë Nexus 6 dhe Nexus 9 të cilët nuk do të ngelen pa përditësime sigurie. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>