Lajmet

Google publikon politika të reja në AdSense në nivel faqesh

May 16 2017
0 Shpërndarje
Si rezultat priten më pak probleme për pronarët e sajteve të cilët shumicën e të ardhurave e kanë nga reklamat AdSense. Google publikon politika të reja në AdSense në nivel faqesh Photo Source: Google

Google njoftoi ndryshime të reja në politikat e AdSense të cilat do ta ndihmojnë në rritjen e transparencës për pronarët e faqeve. Një prej masave të reja do të aplikohet në nivel faqesh dhe jo sajti.

Në të kaluarën shkeljet e politikave të përdorimit të AdSense do të rezultonin në perzullimin e reklamave për tërë faqen. Tashmë Google do të heqë reklamave vetëm për faqe specifike të cilat shkelin politikat e AdSense.

Si rezultat priten më pak probleme për pronarët e sajteve të cilët shumicën e të ardhurave e kanë nga reklamat AdSense.

Gjithashtu ky ndryshim politikash do të ndihmojë Google në adresimin me më shpejtë të problemeve të ngjashme. Megjithatë nuk do të mungojnë edhe masat në nivel sajti. Shkeljet e përsëritura do të përfundojnë në largimin e publikuesve nga programi AdSense.

Nëse një reklamë hiqet nga sajti juaj dhe doni të dini arsyen, Google ka zhvilluar një kanal të ri komunikimi. Quajtur “Policy Center for AdSense Publishers” seksioni i ri do të përmbajë çdo informacion që publikuesit kanë nevojë të dinë.

Ajo do të ofrojë informacion mbi shkeljet si dhe hapat që duhen të ndërmerren në mënyrë që të zgjidhet dhe mos përsëriten raste të ngjashme. Qendra e Politikave do të lançohet në javët në vijim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>