Lajmet

Google publikon versionin e 5-të eksperimental të Android Wear 2.0 me mbështje për iOS

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Versioni final duhej të kishte mbërritur përpara fundit të vitit megjithatë pas shtyrjeve të vazhdueshme dhe sipas raportimeve platforma bën daljen publike më 9 Shkurt. Google publikon versionin e 5-të eksperimental të Android Wear 2.0 me mbështje për iOS Photo Source: Google

Google publikoi ditën e Mërkure versionin e pestë eksperimental të Android Wear 2.0 i cili vjen me mbështetjen për iOS. Ky do të jetë i fundit dhe aplikacionet e përfshira në të janë gati të publikohen në Google Play Store.

Versioni i dytë madhor i platformës për veshjet teknologjike u zbulua gjatë konferencës së zhvilluesve I/O vitin e kaluar të cilin kompania e quajtur përditësimi më i rëndësishëm i Android Wear që nga debutimi i platformës dy vite më parë.

Versioni final duhej të kishte mbërritur përpara fundit të vitit megjithatë pas shtyrjeve të vazhdueshme dhe sipas raportimeve platforma bën daljen publike më 9 Shkurt.

Pikërisht në atë ditë Google pritet të prezantojë dy orët e para inteligjente të kompanisë të cilat do të prodhohen nga një palë e tretë.

Në Gusht të 2015-ës Google bëri të mundur ndërveprimin mes orëve Android Wear dhe iPhone. Tani me versionin e pestë eksperimental zhvilluesit mund të shpërndajnë aplikacionet në të gjitha orët e lidhur me një iPhone të caktuar.

Së fundi version eksperimental i 5-të përmban një përditësim për libraritë. Me fjalë të tjera aplikacionet e kompiluara në API-në e nivelit 25 dhe librarinë e re konsiderohen të përshtatshëm për publikim në Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>