Vëzhgim

Google punëson një punëtor të lartë të Apple

Feb 6 2012
0 Shpërndarje
Google punëson një punëtor të lartë të Apple

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Prakash ishte punësuar nga Apple si drejtor i lartë i tërësisë së prodhimit. Si drejtor i lartë i tërësisë së prodhimit për Apple, Prakash është përgjegjës për menaxhimin e udhëheqjes së cilësisë së prodhimit në të gjitha prodhimet e Apple – çdo gjë nga pajisjet që e përdorin sistemin iOS deri tek kompjuterët Mac. Profili i tij në LinkedIn gjithashtu tregon që ai ishte njëherë menaxheri mjaft i besueshëm për Apple. Në çdo rast, ai ka qenë me ndërmarrjen e vendosur në Cupertino për më shumë se tetë vjet dhe tani VentureBeat thotë që ai është duke i ndihmuar ndërmarrjes Google në një projekt të ri me fshehtësi të lartë, siç u cek më parë.

Cila është detyra e besueshme të cilën mund ta ketë marrë Prakash? VentureBeat në të vërtet nuk e di, por pritet që bashkëthemeluesi i ndërmarrjes Google, Sergey Brin, do të bëjë diçka me të. Brin është i njohur për projektet e tij hulumtuese dhe zhvilluese të besueshme në ndërmarrjen Google.

Një pjesë e rëndësishme e këtij informacioni është që Apple duket që bërë një marrëveshje me Google që do të parandalonte secilën ndërmarrje nga shtypja e punëtorëve të njëra-tjetrës. Kjo marrëveshje për momentin është duke u hulumtuar nga Departamenti i Drejtësisë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>