Vëzhgim

Google punon në përmirësimin e kërkimit

Mar 18 2012
0 Shpërndarje
Google punon në përmirësimin e kërkimit

Ndërmarrja, sipas Amit Singhal nga Google, është duke punuar për t’ia dhënë makinës së vet të kërkimit kuptueshmërinë më të mirë të fjalëve që kërkohen.

“Më lini vetëm të them që çdo ditë, ne jemi duke e përmirësuar shkathtësinë tonë për të dhënë përgjigjet më të mira ndaj pyetjeve tuaja aq shpejt sa është e mundur,” tha Singhal në një deklaratë të dërguar me email tek Computerworld. “Por shkathtësia jonë për ta dërguar këtë përvojë është një funksion i kuptueshmërisë tonë të pyetjeve tuaja dhe gjithashtu të kuptohen në të vërtet të gjitha të dhënat që janë. Dhe që tani, kuptueshmëria jonë është mjaft fatkeqësisht e kufizuar.”

Çështja është që një makinë e kërkimit ka nevojë që t’i kuptojë fjalët që po përdoren. “Na pyesni për “10 liqenet më të thella në SH.B.A.,” dhe ne do të ju japim rezultatin e saktë në ato fjalëkyçe, por jo të nevojshme sepse ne e kuptojmë se çfarë është thellësia ose çfarë është në liqen,” shtoi më tej Singhal.

Ndërmarrja është duke ndërmarrë hapa fëmijërorë në këtë drejtim, por është një rrugë e gjatë përpara, tha ai.

Kështu që si është Google duke e bërë makinën e vet kërkuese edhe më të mençur?

Në vitin 2010, Google bleu Metawe, që është një ndërmarrje baza e të dhënave të së cilës është e lirë dhe e hapur, e quajtur Freebase, që paraqet një përmbledhje të madhe të informacionit për njerëzit vendet dhe gjërat. Google është duke e përdorur atë në këtë projekt për kërkim. Sa më shumë fjalë dhe frazë që i di makina kërkuese e Google, aq më lehtë do t’i gjejë rezultatet e sakta të kërkuara, tha Singhal. Dan Olds, i cili është një analist me grupin The Gabriel Consulting Group, tha që nëse Google triumfon, do të ishte një ndryshim i madh për tërë fushën e kërkimit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>