Lajmet

Google pushon 1200 punonjës në Motorola Mobility

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Google pushon 1200 punonjës në Motorola Mobility

Krahas planit të vet për t’u përqendruar në pajisjet e fundme, për të cilin në muajin gusht kishte lajmëruar se do të reduktonte stafin për 4000 anëtarë, Motorola Mobility është duke pushuar nga puna 1200 anëtarë të stafit.

“Këto pushime janë një vazhdimësi e reduktimeve që ne lajmëruam verën e kaluar,” tha zëdhënësja e Motorola-as, Katie Dove në një e-mail. “Është natyrisht shumë e vështirë për punëtorët që të shqetësohen dhe ne jemi të përkushtuar që t’i ndihmojmë përgjatë këtij kalimi të vështirë.”

Motorola së fundi nuk ka kaluar edhe aq mirë në treg, duke u tejkaluar nga kundërshtarët e vet dhe duke pësuar rënie në fitime. Atë në tregun e smartfonëve tashmë e kanë kaluar, Samsung Electronics, Apple, Sony, Huawei Technologies dhe ZTE. Samsung-u, ka të përbashkët me Motorola-n, sistemin operativ Android të Google.

Motorola kishte pësuar rënie, një humbje operative prej 353 milionë dollarëve në tremujorin e katërt 2012.

Ndërkohë, Apple paraqiti fitime prej 54.5 miliardë dollarë dhe përfitime neto prej 13 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Stafi në Motorola ishte informuar me e-mail këtë javë se derisa ndërmarrja është optimiste rreth produkteve të reja në rrjedhë, ajo ende ballafaqohet me sfida, raportoi të premten Wall Street Journal.

Nokia do të shkurtojë 10 mijë vende pune

Ndërmarrja shtoi që shpenzimet e veta janë tepër të larta dhe është duke vepruar në tregje ku nuk është konkurrente dhe është duke humbur para. Sipas kësaj gazete, këto pushime nga puna do të prekin punëtorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë dhe Indi.

Motorola u ble nga Google gjatë muajit maj dhe ishte menduar që Google është duke e blerë këtë ndërmarrje për patentat e veta dhe mund të mos jetë e interesuar në biznesin e vet harduerik. (PCWorld Albanian)

google motorola

Lajmet e fundit>