Biznes

Google raporton të ardhura rekord pavarësisht gjobës së Komisionit Evropian

Jul 25 2017
0 Shpërndarje
Google padyshim është biznesi kryesor i Alphabet të ardhuat e së cilës arritën në 25.8 miliard dollar nga 21.3 miliard një vit më parë falë rritje me 18% të biznesit të reklamimit. Google raporton të ardhura rekord pavarësisht gjobës së Komisionit Evropian

Google tejkaloi pritshmëritë e analistëve në raportin më të fundit financiar pavarësisht gjobës së rëndë nga Bashkimi Evropian.

Aksionet e kompanisë mëmë Alphabet vlerësoheshin ditën e Hëne me 5.01 dollar për tre mujorin i cili u mbyll më 30 Qershor duke tejkaluar pritshmëritë prej 4.49 dollar ndërsa të ardhurat u rritën me 21% në 26 miliard dollar nga 25.6 miliard dollar të parashikuara.

Google padyshim është biznesi kryesor i Alphabet të ardhurat e së cilës arritën në 25.8 miliard dollar nga 21.3 miliard një vit më parë falë rritje me 18% të biznesit të reklamimit.

Tre mujorit i fundit pati një rritje me 52% të klikimeve me pagesë kur reklamuesit paguajnë vetëm për reklamat e klikuara.

Bizneset e tjera të Alphabet, përfshirë Nest, gjithashtu patën rritje të të ardhura në 248 milion dollar nga 185 milion një vit më parë.

Megjithatë fitimi i grupi në tërësi ra me 28% në 3.5 miliard dollar nga 4.9 miliard dollar një vit më parë. Kjo rënie i atribuohet gjobës rekord të Komisionit Evropian prej 2.74 miliard dollarësh dhënë pas një hetim 7 vjeçar.

Gjoba është më e larta dhënë ndonjëherë nga Komisioni Evropian dhe dyherë më e lartë sesa ajo e Intel në 2009. Aksionet e Alphabet ranë me 3.5% pak orë pas publikimit të raportit. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>