Lajmet

Google Reader pas disa javësh shuhet, nxirrni të dhënat tuaja nga ai shërbim

May 22 2013
0 Shpërndarje
Google Reader pas disa javësh shuhet, nxirrni të dhënat tuaja nga ai shërbim

Nuk është befasi që Google shuan disa nga produktet e veta, siç tregohet me shuarjen e 69 produkteve gjatë dy viteve të fundit, por ishte befasi fakti që kjo ndërmarrje ka marrë vendimin që të ndalojë produktin që ka qenë në dispozicion për tetë vite, Google Reader.

Gjatë marsit u dha lajmi që Google Reader nuk do të jetë më në dispozicion për përdoruesit, ndërsa si arsye për këtë kompania kishte cekur planet e veta për t’u përqendruar në disa produkte kyçe.

Nga 1 korriku e tutje, ky produkt më nuk do të mund të përdoret dhe nëse jeni të interesuar që të ruani të dhënat nga llogaria juaj në Google Reader, atëherë më poshtë mund të shihni se si ta bëni eksportimin e të dhënave dhe atë do të ju këshillonim që të filloni ta bëni sa më parë që të jetë e mundur.

Për të eksportuar të dhënat tuaja nga Google Reader, mund të filloni në Google Takeout dhe të zgjidhni tabin “Choose Services” dhe pastaj të klikoni butonin “Reader”. Ju do të shihni një paraqitje virtuale e skedarit ZIP që do të eksportohet që përfshin tetë skedarë, së bashku me madhësinë e vlerësuar të eksportit dhe një buton të madh të kuq në pjesën e poshtme për të “Krijuar Arkiv”.

Ndryshe, ju mund të merrni të njëjtat rezultate duke zgjedhur ikonën “gear” në Google Reader dhe pastaj të zgjidhni “Reader settings”, klikoni tabin “Import/Export” dhe pastaj klikoni lidhjen “Download your data through Takeout”. Ajo lidhje do të ju çojë në të njëjtën pikë si hapat në paragrafin e kaluar.

Sapo të keni klikuar “Create Archive”, ju do të dërgoheni tek një faqe ku Takeout-i “ndërton” arkivin tuaj. Kjo duhet të marrë disa sekonda, varësisht nga madhësia e të dhënave tuaja. Pasi të ketë përfunduar ndërtimi, një buton “Download” do të paraqitet.

Pasi ta keni bërë shkarkimin e skedarit dhe keni bërë ekstraktimin e arkivit ZIP, do të shihni shtatë skedarë JavaScript dhe një skedar XML:

-followers.json: Përdoruesit e Google që ju ndjekin ju

-following.json: Përdoruesit e Google që ju kanë ndjekur

-liked.json: Gjërat e pëlqyera në Google Reader

-notes.json: Çfarëdo shënimi që ka të bëjë me gjërat e juaja

-shared.json: Çfarëdo gjëje që keni shpërndarë

-shared-by-followers.json: Gjërat e shpërndara nga ndjekësit tuaj

-starred.json: Gjërat e favorizuara

-subscriptions.xml: Furnizuesit tuaj në Google Reader

Të gjithë skedarët mund të hapen me një editor teksti ose një vegël për programim. (Për shembull mund të përdorni NoteTab Light dhe NotePad++).

Skedari subscritions.xml është më kritiku, pasi përfshin të gjithë furnizuesit që dëshironi t’i vëzhgoni. Ai po ashtu është skedari të cilin shërbimet e tjera RSS do ta përdorin për të importuar të dhënat e juaja për të filluar një shërbim të ri. The Old Reader, Feedly dhe Comma Feed importojnë skedarët subscriptions.xml që janë eksportuar nga Google Reader. Tani që keni bërë eksportimin e të dhënave, ku duhet t’i dërgoni? Këtu mund të shihni pesë alternativa për Google Reader. (PC World Albanian)

google reader

Tags >

Google
Lajmet e fundit>