Lajmet

Google reagon pas raportit të Wall Street për aksesin e zhvilluesve në Gmail-in tuaj

Jul 4 2018
0 Shpërndarje
Duke mos ofruar shpjegime të detajuara, besohet se kjo praktikë është mjaft e përhapur në mbarë industrinë. Google reagon pas raportit të Wall Street për aksesin e zhvilluesve në Gmail-in tuaj

Google publikoi një përgjigje ndaj raportit të Wall Street Journal publikuar ditën e djeshme i cili tregonte sesa e thjeshtë ishte për zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta të lexonin dhe analizonin përmbajtjet e Gmail-eve të përdoruesve.

Duke mos ofruar shpjegime të detajuara, besohet se kjo praktikë është mjaft e përhapur në mbarë industrinë.

Google nga ana tjetër citon masat e marra për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të Gmail dhe G Suite.

Ndërsa lajmi i WSJ nuk zbulon asnjë gabim me aplikacionet e palëve të treta, hedh dritë mbi një praktikë industrie e cila doli në pah vetëm pas skandalit të Facebook me Cambridge Analytica.

Facebook ishte treguar bujar me të dhënat e përdoruesve duke ua dorëzuar zhvilluesve të palëve të treta.

Vitin e kaluar Google tha se nuk do të skanonte më përmbajtjet e mesazheve të Gmail. Kohë përpara Cambridge Analytica Google kishte kuptuar se nuk është një strategji e zgjuar biznesi për tu dërguar përdoruesve reklama duke cënuar privatësinë e tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>