Lajmet

Google redukton madhësinë e përditësimeve në aplikacionet Android

Dec 8 2016
0 Shpërndarje
Google redukton madhësinë e përditësimeve në aplikacionet Android

dsc05329-100696290-largeMe miliona aplikacione të disponueshme në Play Store dhe hapësirë të mjaftueshme në telefonët tanë për qindra prej tyre, përditësimi i tyre është një proces i cili do të reduktonte këtë hapësirë të disponueshme.

Por në fillim të këtij viti Google zbuloi një alegoritëm të ri i ndërtuar posaçërisht për reduktimin e madhësisë së përditësimeve me afro 50%. Por sipas Google, kompania ka arritur që madhësinë e përditësimeve ta reduktojë deri në 90%.

Mesatarisht madhësia e shkarkimit do të bjerë me 65% ku përdoruesit mund të kursejnë deri në 6 petabajt hapësirë çdo ditë sipas Google.

Andrew Hayden, inxhinier softueri pranë Google Play shpjegon: “Teknika e re, file-by-patching, analizon ndryshime e të dhënave të pakompresuara të skedarëve të rinj dhe të vjetër në mënyrë që të jenë identikë, dhe i rikompreson në madhëinë origjinale.”

Ai theksoi se ky proces i cili natyrshëm kërkon më shumë fuqi procesorike, mund të jetë i ngadalshëm në disa paisje të vjetra. Në tabelë e paraqitur mëposhtë ju ftojmë të shikoni disa prej pritshmërive në reduktimin e madhësisë së përditësimeve. (PCWorld Albanian)

capture-100697606-large

Lajmet e fundit>