Lajmet

Google respekton “të drejtën për tu harruar” në Google Maps

Jul 5 2014
0 Shpërndarje
Google respekton “të drejtën për tu harruar” në Google Maps

streetview_2964413bShtëpitë e njerëzve të pasur dhe të famshëm kanë filluar të fshihen nga hartat 3D të Google Street, për shkak se Google pranoi kushtet që i ishin vendosur nga gjykata mbi “të drejtën për tu harruar”.

Shtëpitë e njerëzve të famshëm si Paul McCartney, Fred Goodwin, Tony Blair, Led Zeppelin, Jimmy Page dhe Lily Allen janë fshirë nga paraqitja 3D në shërbimin e hartave. Përdoruesit mund të shikojnë rrugët, të cilat janë fotografuar nga makinat e Google, por shtëpitë e njerëzve të famshëm nuk do jenë të dukshme.

Krahas kësaj edhe fytyrat e njerëzve dhe target e makinave, të cilat paraqiten në pamjet 3D të Google janë mbuluar për shkak të mbrojtjes së identitetit. Google shprehet për gazetën Express: “Ne mund ti garantojmë përdoruesit opsione, të cilat shërbejnë për fshirjen e fotove dhe adresave, të cilat ndikojnë mbi ta, familjen, makinën dhe shtëpinë e tyre”. Për momentin njerëzit duhet të aplikojnë mbi fshirjen e ndonjë informacioni që e prek atë dhe më pas ata duhet të presin konfirmimin e kompanisë së Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>