Lajmet

Google ridizajnon aplikacionit mobil të kërkimit me përmbajtje të personalizuara

Jul 19 2017
0 Shpërndarje
Disa prej përmbajtjeve që do të përfshijë ky seksion i ri janë lidhjet drejt uebsajteve, këshilla udhëtimi, lidhje tek një faqe rreth çiklizimit apo çfarëdo hobi që keni tha kompania. Google ridizajnon aplikacionit mobil të kërkimit me përmbajtje të personalizuara

Ditën e Mërkure Google prezantoi një ridizajnim madhor të aplikacioneve mobile të cilat do të përmbajnë një furnizues me përmbajtje të personalizuara rreth hobit, udhëtimeve, sporteve dhe temave të tjera.

Kjo lëvizje e paprecedent vendos kompaninë në konkurrencë të drejtpëdrejtë me rrjetin social Facebook.

Google, motori më i madh i kërkimit në internet pjesë e Alphabet, tha se ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga dita e sotme në Shtetet e Bashkuara ndërsa së shpejti më shumë shtete do ti bashkohen kësaj liste.

Produkti më i ri kompanisë quhet “Google Feed,” një emërtim i cili mund tu kujtojë “News Feed” të Facebook ku përdoruesit shfletojnë për përditësimet më të fundit nga miqtë, familja dhe burime të tjera.

Por Google mohon çdo krahasim me Facebook, rrjetin më të madh social në botë. Përkundrazi kompania dëshiron të krijojë një tjetër “vend” ku përdoruesit mund të marrin rezultate kërkimi me rëndësi për ta.

“Google Feed i dedikohet interesave tuaja… Nuk ka të bëjë me atë që miqtë tuaj janë të interesuar,” shprehej zëvendësi presidenti i inxhinierisë pranë Google për reporterët.

Disa prej përmbajtjeve që do të përfshijë ky seksion i ri janë lidhjet drejt uebsajteve, këshilla udhëtimi, lidhje tek një faqe rreth çiklizimit apo çfarëdo hobi që keni tha kompania.

Facebook dhe Google kanë filluar një luftë të ashpër mes tyre për vëmendje online. Dy gjigandët e Luginës së Silikonit pritet të zënë 50% të shpenzimeve në reklama në 2018-ën thotë firma analitike eMarketer. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>