Lajmet

Google ridizajnon faqen Zagat, lëshon aplikacionet për iOS dhe Android

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
Google ridizajnon faqen Zagat, lëshon aplikacionet për iOS dhe Android

Në një përpjekje për të vazhduar indeksimin e vet në botën reale dhe në unifikimin e të gjitha shërbimeve të veta, Google ka rilëshuar Zagat, që është uebfaqe për vlerësim dhe vëzhgim të darkave të cilën e bleu në shtatorin e vitit 2011.

Së bashku me uebfaqen e rindërtuar janë edhe aplikacionet e reja për iOS dhe Android. Por më e rëndësishmja, Zagat është i qasshëm, për herë të parë, duke mos pasur nevojë regjistrim ose faturë.

Kur Zagat ishte integruar plotësisht në shërbimet e Google në maj të vitit të kaluar, uebfaqja e vet ende iu kërkonte përdoruesve që të kyçen me një llogari në Google+.

Tani me largim të pengesave, udhëzimi në bazë të lokacionit për vëzhgim të drekave është duke synuar që të arrijë sukses dhe të arrijë sfiduesin Yelp – edhe në ueb edhe në pajisjet mobile, duke marrë parasysh që Yelp është duke i futur ofertat për hartë të Apple.

Zagat i ri është përqendruar në nëntë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zgjerimet janë planifikuar në muajt e ardhshëm.

Banorët e qyteteve si San Françisko dhe Nju Jorku tani kanë qasje të plotë në vlerësime, vëzhgime dhe sondazhe të konsumatorëve, përveç videove, blogjeve dhe listave nga editorët lokalë të Zagat-it. (PCWorld Albanian)

zagat

Lajmet e fundit>