Lajmet

Google ridizajnon logon dhe faqen kryesore

Sep 20 2013
0 Shpërndarje
Google ridizajnon logon dhe faqen kryesore

googleGoogle sapo ka njoftuar se ka vendosur të lançojë një logo të re dhe një fushë navigimi të ridizajnuar.

Sipas kompanisë ky përditësim do të jetë i disponueshëm pothuajse për të gjitha produktet e Google në javët në vazhdim.

Këto ndryshime mund t’i vini re edhe në foton e mëposhtme. Meqë logoja është e vogël në foton tjetër po e tregojmë atë të zmadhuar në mënyrë që të vini re dhe diferencën.

google 2

google 1

Këto janë ndryshimet vizuale megjithatë ka dhe disa ndryshime të tjera funksionale si p.sh shkrirja në një menu të re aplikacionesh (me kuadrate të vegjël ashtu si duket edhe te fotoja e mëposhtme) e gjithë shërbimeve të Google që shfaqen në krye të faqes.

Ky dizajn është i ngjashëm me menunë e aplikacioneve për Android dhe Google ka deklaruar se qëllimi kryesor i këtij ndryshimi ka qenë eleminimi i rrëmujës të shkaktuar nga paraqitja e shumë menuve në krye të faqes. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>