Lajmet

Google On riemërohet në Google WiFi

Dec 5 2016
0 Shpërndarje
Google On riemërohet në Google WiFi

google-wifi-640x0Në tetor, Google prezantoi një produkt harduer router të ri,  të quajtur thjeshtë Google WiFi. Sot, pak dit para njësive të para në treg të pajisjes $129, të planifikuara që të fillojnë me 6 dhjetor, kompania po nxjerr një përditësim për aplikacionin e mëparshëm të kontrollit router, Google On, duke e riemëruar atë në Google WiFi.

Aplikacioni Google On debutoi në 2015, së bashku me routerin e parë WiFi OnHub, i cili u bë dhe u marketua nga TP-Link. Në thelb, ai i lejonte përdoruesit që të kontrollonin nga distanca këto routera, me telefonat e tyre të mençur.

Megjithatë, Google e ka braktisur shpejtë strategjinë e OnHub të palëve të treta për ta zëvendësuar me harduerin e vet Google WiFi që do ta shesin vetë. Bën kuptim që të riemërohet në Google WiFi.

Së bashku me ndryshimin e emrit, ndërfaqja është rifreskuar, duke shtuar tri dritare në pjesët lartë të aplikacionit, që ato thonë se ofron funksionalitet më të mira. Nëse ju keni një router Google OnHub, aplikacioni do të vazhdojë të funksionojë edhe me ndryshimin e emrit dhe ndërfaqes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>