Blog

Google rikthen komunikimin celular në Porto Riko përmes balonave

Oct 7 2017
0 Shpërndarje
Edhe Elon Musk ka premtuar për Porto Rikon bateri të cilat do të rikthejnë energjinë e cili mungon prej disa ditësh falë dëmeve të shkaktuara nga uragani. Google rikthen komunikimin celular në Porto Riko përmes balonave Photo Source: JOHN SHENK / HANDOUT/EPA

Komisioni Federal Amerikan i Komunikimit tha ditën e Premte se kishte aprovuar kërkesën e Alphabet për të ofruar shërbim celular në Porto Riko përmes balonave.

Pas goditjes nga Uragani Maria, Porto Riko ka hasur vështirësi në rikthimin e shërbimeve të komunikimit. 83% e antenave nuk janë funksionale ndërsa kompanitë e telefonisë së lëvizshme kanë implementuar antena të përkohshme.

Gjigandi i motorit të kërkimi i cili prezantoi për herë të parë Projektin Loon në 2013-ën për të ofruar akses në internet përmes balonave, tha se operatorët celular në këtë vend mund të ofrojnë shërbime të kufizuara përmes balonave të Google.

Edhe Elon Musk ka premtuar për Porto Rikon bateri të cilat do të rikthejnë energjinë e cili mungon prej disa ditësh falë dëmeve të shkaktuara nga uragani.

Musk ishte shprehur se do të zhvendoste resurset e prodhimit të Model 3 drejt prodhimit të baterive për Porto Rikon. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>