Lajmet

Google rimodelon aplikacionin Play Store me ndërfaqen Material Design

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Google rimodelon aplikacionin Play Store me ndërfaqen Material Design

play-store-material-design-100509729-largePërpjekja e Google për implementimin e Material Design po vjen edhe në aplikacionin Play Store. Versioni 5.0.13 do të jetë i disponueshëm për pajisjet në ditët e ardhshme duke sjellë ngjyra të tjera, animacione të reja dhe më shumë thjeshtëzim të aplikacionit. Rimodelimi është i ngjashëm me imazhet e zbuluar gjatë muajit shtator që na dhanë një pamje të dizajnit të ri. Paneli i veprimit që përmban titullin e faqes, panelin e kërkimit, butonat e navigimit tashmë janë bashkangjitur kategorive të faqes. Kështu krijohet një “bllok” një ngjyrësh në krye, megjithëse largohet teksa shfletoni për aplikacionet duke lënë vetëm kategoritë.

Ka po ashtu disa ndryshime të tjera të dukshme. Paneli i aplikacioneve të reja të përditësuara ka një vendosje më të gjerë dhe më shumë kategori, pjesë kjo e përpjekjeve të Gogole për të rritur të ardhurat nga Play Store. Ikonat e Play Store janë ribërë me një pamje më të thjeshtë për të dhënë ndjesinë e një blerje të zakonshme dyqani. Ikonat e tjera të Android si Play Music dhe Play Books po ashtu janë ribërë. Së shpejti këto do të jenë ikonat e zakonshme që do të shfaqen në Android L.

Material Design është përpjekja e Google për të unifikuar pamjen dhe ndjesinë që të jep Android. Kompania ngadalësisht po përditëson aplikacionet e saj ku më të fundit ishin Google+ dhe Google Play Newsstand. Duke ju dhënë përdoruesve vetëm një pjesë të asaj çfarë po vjen, kjo i përshtat përdoruesit më shumë me dizajnin dhe rimodelimin e ri të aplikacioneve. Meqë Play Store është burimi kryesor i të ardhurave të Android, kthimi i saj nga rimodelimi Material Design është një tregues se Android L është shumë afër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>