Lajmet

Google rregullon dobësinë e rrezikshme të sigurisë në Android

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Google rregullon dobësinë e rrezikshme të sigurisë në Android

androidSipas një raporti të Zdnet, Google ka bërë një përmirësim për të rregulluar një problem në sigurinë e Android që i jepte mundësi sulmuesve, të konvertonin çdo lloj aplikacioni të Android në kode dashakeqëse.

Kjo dobësi e zbuluar nga “Bluebox Security”, ka një kohë të gjatë që ekziston, duke datuar që nga fillimet e Android 1.6.

Google ka nxjerrë një përmirësim tek partnerët e saj OEM, por jo direkt tek përdoruesit dhe kjo do të thotë se përdoruesve të rregullt do t’iu duhet të presin pak gjersa kompania prodhuese e telefonëve të nxjerrë një softuer arnimi zyrtar.

Menaxheri i Komunikimeve Android në Googe Gina Scigliano tha se përdoruesit nuk duhet ti zërë paniku. “Aktualisht me anë të mjeteve tona të skanimit të sigurisë ne nuk kemi zbuluar akoma ndonjë provë për një përhapje të mundshme të sulmeve në Google Play apo në dyqanet e tjera të aplikacioneve.

Skanimet e Google Play dhe Aplikacionet e Verifikimit ofrojnë mbrojtje për përdoruesit e Android të cilët shkarkojnë aplikacione tek pajisjet e tyre.” (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>