Blog

Google rrezikon një gjobë të dytë, rivalët ankohen tek Komisioni Evropian

Dec 18 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë ndryshimet nuk janë pritur mirë nga uebsajtet e krahasimeve të çmimeve të cilët thonë se Google nuk ka përmirësuar aspak situatën. Google rrezikon një gjobë të dytë, rivalët ankohen tek Komisioni Evropian

Google rrezikon të përballet me një betejë të re në Bruksel ndërsa kundërshtarët e gjigantit të motorit të kërkimit i janë bashkuar “luftës” së Komisionit Evropian kundër kompanisë.

Disa rivalë të Google kanë mbajtur takime me Margaret Vestager, Komisioneren për Konkurrencën, në javët e fundit për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj ndryshimeve që Google ka aplikuar në rezultatet e kërkimit që nga gjoba e dhënë në Verë.

Së bashku me Komisionin Evropian janë duke përpiluar një ankesë tjetër e cila nëse pranohet do të detyronte Google të paguajë një gjobë të dytë multi-miliardëshe.

Pas një hetimi shtatë vjeçar, Komisioni Evropian goditi Google me një penalitet prej 2.4 miliard Eurosh duke thënë se ka abuzuar me pozitat dominuese në kërkimin online.

Si pjesë e gjobës, Google ju kërkua të ndryshonte mënyrën e paraqitjes së rezultateve të kërkimit në mënyrë që tu krijonte rivalëve hapësirat e duhura.

Megjithatë ndryshimet nuk janë pritur mirë nga uebsajtet e krahasimeve të çmimeve të cilët thonë se Google nuk ka përmirësuar aspak situatën.

Sajti Kelko thotë se 99 përqind e hapësirës zihet nga rezultatet e kërkimit të Google dhe ndryshimet nuk kanë përmirësuar aspak konkurrencën.

Në javët në vijim pritet një raport 200 faqesh nga Komisioni. Një zëdhënës i Google tha se ndryshimet ishin aplikuar sipas kërkesave të Komisionit Evropian. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>