Analiza

Google rrit mbështetjen për inteligjencën artificiale, lidh partneritet me Oxford

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Google rrit mbështetjen për inteligjencën artificiale, lidh partneritet me Oxford

Google signage seen at the company's offices in New YorkKompania Google po vazhdon të zgjerojë iniciativën e saj rreth inteligjencës artificiale. Së fundmi kompania ka punësuar më shumë se 20 akademikë dhe ekspertë të kësaj fushe dhe ka nënshkruar një marrëveshje me Oxford University për të përshpejtuar përpjekjet.

Google do të japë një kontribut tepër të rëndësishëm mbi një projekt kërkimor së bashku me Departamentin e Shkencës dhe Teknologjisë së Universitetit Oxford. Ky projekt ka si qëllim zhvillimin e inteligjencës së makinerive dhe softuerëve, në atë fazë sa të imitojnë inteligjencën dhe logjikën e njeriut.

Google nuk dha ndonjë detaj financiar mbi marrëveshjen. Ajo, me bazë në Mountain View në Kaliforni, po investon shumë në inteligjencën artificiale duke mos e lënë pas dore tregun e internetit. Kompania është marrë gjithashtu me ndërtimin e robotëve dhe makinave ‘self driving’.

Në muajin janar, Google bleu kompaninë e inteligjencës artificiale Depp Mind për 400 milionë dollarë. Punonjësit e rinj do t’i bashkohen skuadrës Deep Minds të Google ku bëjnë pjesë dhe Andreë Zisserman, profesor në Oxford, eksperti i cili ka fituar 3 herë Marr Prize, 4 krijuesit e Dark Blue Labs etj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>