Lajmet

Google rrit shpejtësinë e Chrome

Mar 19 2009
0 Shpërndarje
Google rrit shpejtësinë e Chrome

altGoogle e ka acaruar edhe më tej luftën mes shfletuesve duke rritur shpejtësinë e shfletuesit të saj Google Chrome. Përveç shpejtësisë, Google ka shtuar edhe tipare të dobishme në versionin e ri testues beta 2.0.

Ndërsa për ata që nuk i pëlqejnë beta versionet, Google akoma e ofron versionin e qëndrueshëm për përdoruesit e përditshëm të Chrome, e po ashtu edhe versionin për zhvillim.

Sipas blogut zyrtar të Google Chrome, versioni i ri beta e proceson JavaScript 25 herë më shpejtë në V8 benchmark (makina në të cilën është ndërtuar Chrome) dhe 35 herë më shpejtë në Sunspider benchmark.

Chrome po ashtu ka shtuar edhe forma si autofill, zoom që kap jo vetëm tekstin por edhe fotografitë në tërë faqen, autoscroll kur ju e shtypni rrotën e miut etj.

Shpejtësia dhe shtesat e kanë bërë shfletuesin të funksionojë më shpejtë. Por shkarkuesit duhet të kenë kujdes, ngase disa raporte bëjnë të ditur se përdoruesit kanë pasur probleme me infektime gjatë shkarkimit.

 

Lajmet e fundit>