Lajmet

Google rrit shpërblimin në 15 mijë dollarë për ata që gjejnë vrima në Chrome

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
Google rrit shpërblimin në 15 mijë dollarë për ata që gjejnë vrima në Chrome

141396453-786x305Kompania Google ka lajmëruar që është duke e zgjeruar programin e vet të shpërblimit për gjetjen e vrimave për Google Chrome. Me pak fjalë, kompania do të paguajë më tepër dhe do të ofrojë më tepër njohje për komunitetin e sigurisë. Çmimet janë rritur nga 500 në 5000 e deri në 5000 dollarë për vrimë. Google është madje duke i paguar këto shuma edhe për arnimet e bëra që nga 1 korriku i këtij viti.

Google ka qenë e njohur për shpërblime të larta për personat që raportojnë shkëlqyeshëm për vrimat e mundshme në siguri. Muajin e kaluar, kompania e shpërbleu me një çmim prej 30 mijë dollarëve për një vrimë në sistemin operativ Chrome në V8, IPC, sinkronizim dhe shtojca që do të mund të çonte ekzekutim të kodit nga jashtë.

Google tregoi që ka ndihmuar të gjithë hulumtuesit e sigurisë të cilët kanë arnuar arnojnë mbi 700 vrima të sigurisë. kompani i ka shpërblyer të gjithë kontributorët me më tepër se 1.25 milionë dollarë përgjatë programit të vet të shpërblimit për gjetësit e vrimave deri tani.

Ndryshimet e ditës së martë janë të lidhura me faktin që Google dëshiron të paguajë më tepër kur hulumtuesit ofrojnë kod të shfrytëzimit për të demonstruar një sulm të caktuar. Hakerët tani mund të paraqesin së pari vrimën e më pas të vijnë me një shfrytëzim të saj. Kompania thotë që kjo është një situatë mjaft e favorshme për të: “ne marrim arnime të vrimave më herët dhe kontribuuesit tanë i gjejnë vrimat më shpejt, duke i ulur mundësitë e paraqitjes së një raporti të dyfishtë.”

Së fundi, ndër personat që kanë kontribuar për arnim të vrimave të sigurisë në Chrome është edhe shqiptari Ervis Tusha të cilin Google e ka bërë pjesë të Korridorit të Famës. 

(PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>