Lajmet

Google, Samsung dhe ARM bashkëpunojnë për projektin Thread

Jul 15 2014
0 Shpërndarje
Google, Samsung dhe ARM bashkëpunojnë për projektin Thread

Wifi-798x310Objektivat ekompanive Samsung, Google dhe ARM janë kombinuar së bashku për të formuar dhe zhvilluar projektin Thread, një protokoll interneti Wireless i bazuar në IP. Kjo vjen menjëherë pas prezantimit të Open Interconnect Consortium ku ka qenë i mbështetur nga lojtarë kryesor të industrisë për zhvillimin e “Internetit të Gjërave”.

Qëllimi këtu është zhvillimi i teknologjive aktuale të rrjeteve tashmë të disponueshme së bashku me Thread duke u bërë të mundur zhvilluesve të produkteve dhe konsumatorëve të ndërlidhin deri në më shumë se 250 pajisje në një rrjet që ka akses në internet dhe cloud.

Gjithsesi, Thread nuk është një protokoll aplikacioni ose një platformë konektiviteti, është një protokoll interneti që është ndërtuan mbi standarde të hapura. Një version aktual i Thread është duke u përdorur suksesshëm nga produktet e Nest, dhe iu ofron zhvilluesve të produkteve një numër avantazhesh përmes standardit Wireless.

Kjo përfshin edhe aftësinë për enkriptimin e standardeve bankare. Thread është në kërkim të rritjes së mbështetjes së mëtejshme duke ofruar akses në një platformë anëtarësimi që konsiston në kontributorë dhe sponsor të ndryshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>